34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Orari ka po aq rëndësi sa ka ajo që hani, koha ideale për vaktet nëse doni të dobësoheni

Kur duam të humbim peshë fokusohemi kryesisht në vlerën kalorike të ushqimeve që konsumojmë, shmangim yndyrnat dhe zvogëlojmë sasitë e ushqimit tonë, por duke anashkaluar plotësisht faktorin e rëndësishëm të kohës.

Sipas ekspertëve, koha se kur e konsumojmë ushqimin tonë gjatë ditës është shumë i rëndësishëm dhe ka një ndikim të madh në rezultatin që duam të arrijmë.

Koha e gabuar për të ngrënë mund të na shkaktojë uri të fortë gjatë ditës dhe kjo është një arsye që shpesh na bën të heqim dorë në mes të përpjekjeve tona.

Më konkretisht, studiuesit zbuluan se koha më e mirë për mëngjes është pak pas orës 7:00 të mëngjesit, më konkretisht 7:10 e mëngjesit. Është po aq e rëndësishme që të hani drekën tuaj midis orës 12:30 dhe 13:00, më konkretisht 12:38 që konsiderohet koha më e mirë.

Sa i përket darkës, sa më vonë ta lini atë, aq më keq mund të jetë për humbjen tuaj në peshë. Mundohuni të hani vaktin tuaj të mbrëmjes midis orës 18:00 dhe 18:30, me orën 18:14 që është koha ideale sipas studimit.

Orët që shkencëtarët sugjerojnë si ideale mund të jenë shumë strikte, kështu që nëse nuk ia dilni dot, përpiquni t’i afroheni shumë.

Megjithatë, është veçanërisht e rëndësishme që të keni ngrënë vaktin tuaj të fundit para orës 20:00 të natës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...