7.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Paloka bën fjalimin hapës në kuvendin e Berishës: “Të tjerët le të festojnë me shampanjë, ne jemi demokratët që kemi qëndruar përballë të gjitha sfidave”

Kreu i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka mbajtr fjalën hapëse në Kuvendin e PD-së, së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Gjatë gjithë kohës që fliste Paloka, në stadium dëgjoheshin thirrjet: Basha ik, Rama ik.

Paloka tha se PD pas zgjedhjeve të 25 Prillit, u vendos përkrahë regjimit në pushtet, dhe jo përballë tij, siç është dhe vullneti i mbështetësve të saj.

Pjesë nga fjala e Palokës:

Të tjerët le të festojnë me shampanjë, ne jemi demokratët që kemi qëndruar përballë të gjitha sfidave.

Në Dhjetor të 90 u bëra pjesë e lëvizjes studentore, sot e kësaj dite ne do të themi me krenari që unë isha aty, ditën kur u rithemelua Partia Demokratike. Janë mbi 4200 delegatë që kanë firmosur për thirrjen e këtij Kuvendi, Sot numri i firmëtarëve është shumë më i lartë se ai i ditëve të para.

Kriza e papredentë ku ndodhemi sot si pasojë e dështimeve të njëpanjëshme, për të rrëzuar regjimin, e veçanërisht pozicioni i kryetarit aktual që i bëri PD pas 25 Prillit, jo përballë regjimit por krah tij.

Kjo është arsyeja se pse ne jemi mbledhur sot këtu për të Kuvenduar.

Jemi mbledhur këtu që t’iu kthejmë shqiptarëve opozitën e vërtetë, dhe për të kthyer PD-në te fitorja, gëzuar ditën e rithemelimit të PD-së, punime të mbara Kuvendit të demokratëve të lirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...