26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Pamflete kërcënuese në veri të Kosovës: Policia nis hetimet për nxitje urrejtjeje dhe përçarjeje

Policia e Kosovës ka nisur hetimet në lidhje me shpërndarjen e disa pamfleteve kërcënuese në komunat veriore të vendit. Këto pamflete përmbajnë mesazhe që nxisin urrejtje dhe përçarje, dhe janë gjetur në disa lokacione në veri. Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani, ka konfirmuar incidentin, duke theksuar se për momentin nuk ka të dyshuar të identifikuar. Rastin e ka marrë në shqyrtim Prokuroria Speciale e Kosovës, duke e cilësuar si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes.”

Elshani ka bërë të ditur se hetimet janë në fazat fillestare dhe po punohet për të ndriçuar rrethanat dhe autorët pas kësaj fushate kërcënuese. Fotografitë e pamfleteve, të cilat janë ngjitur në vende të ndryshme në orët e para të së premtes, janë përhapur gjerësisht në rrjetet sociale.

Në pamfletet, shfaqet fotografia e Milan Radoiçiqit, personi i dyshuar për organizimin e sulmit në Banjskë, si dhe anëtarë të tjerë të grupit të tij. Mesazhi i tyre është i qartë dhe kërcënues: “Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska. Ju okupatorë zgjoni egërsira, ju presim në veri. Komandant, vetëm thuaj, fluturojmë si plumba!”. Ky veprim ndodh vetëm dy ditë pasi Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë kundër 45 të pandehurve për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Policia vazhdon të hetojë për të identifikuar personat e përfshirë në shpërndarjen e këtyre pamfleteve dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve në veri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...