19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Pamje/ Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec, përplasen 3 mjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë.

Tre mjete janë përplasur, ndërsa mësohet se të tre drejtuesit janë dërguar në spitalin e Korçës.

Sipas burimeve, janë shtatë personat e plagosur, ndër ta dhe dy të mitur, një 14-vjeçar dhe një fëmijë 5 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihet shkaku i aksidentit, por dyshohet për parakalim të gabuar dhe rrëshkitje pasi ka rreshje shiu momentalisht në qarkun juglindor.

Nga pamjet e siguruara një prej mjeteve ka përfunduar në kanal. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT