11.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Si ndodhi aksidenti në Korçë, ku mbetën të lënduar 7 persona

Zbulohen detaje të reja nga aksidenti në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Maliq-Pogradec në afërsi të kryqëzimit të fshatit Gurishte. Burime të siguruara thanë se njëri nga mjetet e përfshirë në aksidentin e 3-fishtë ka qenë duke lëvizur nga Maliqi në drejtim të Pogradecit, ndërkohë që dy mjetet e tjera po shkonin drejt Korçës.

Krejt papritmas mjeti që vinte nga Maliqi ka kryer një manovër të gabuar duke kaluar nga krahu i djathtë i rrugës në krahun e kundërt. Aty ku më pas është përplasur fillimisht me një mjet golf e më pas edhe me një mjet tjetër. Si rezultat i këtij aksidenti 7 persona mes të cilëve 3 drejtues të mjeteve kanë mbetur të plagosur. Për transportimin e tyre drejt spitalit të Korçës janë angazhuar 2 ambulanca të Korçës dhe 1 e Maliqit.

Burime pranë spitalit bëjnë me dije se të 7 të plagosurit përfshi edhe minorenët janë jashtë rrezikut për jetën. Ekspertët e policisë rrugore po hetojnë për shkaqet e këtij aksidenti, por mendohet që drejtuesi i mjetit që solli përplasjen të ketë qenë duke udhëtuar me shpejtësi në kushte të vështira atmosferike dhe reshje të dendura shiu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...