17.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Pampuri ia “plas në sy” Bardhit: ‘Përqafohet me ata që e quanin vrasës’

Deputetja demokrate Oriola Pampuri ka shprehur shqetësimin e saj për mënyrën se si Sali Berisha po ndikon në bashkimin e dy grupimeve brenda Partisë Demokratike. Ajo ka theksuar se Berisha, lideri historik i së djathtës shqiptare, është nën hetim dhe sipas saj, duhet të tërhoqet nga drejtimi i partisë për të lejuar rrugën e lirë për bashkim.

Pampuri theksoi se ndërkohë që kishin respekt për deputetët e grupimit tjetër, ata nuk duhet të pengojnë bashkimin duke përdorur partinë si monedhë këmbimi. Ajo gjithashtu ka kritikuar thirrjet për bashkim që bëhen në mënyrë amorale dhe ka përmendur rastin e Gazment Bardhit, i cili dikur akuzonte kolegët e tij dhe tani përqafohet me ta.

Deputetja demokrate ka sjellë në vëmendje ngjarjen e një përplasjeje të dhunshme në Elbasan, ku strukturat e PD u përplasën me militantët e PS, duke rezultuar në vdekjen e mjekut Pjerin Xhuvani. Në atë kohë, Gazment Bardhi drejtonte shtabin e PD në Elbasan.

“Ne jemi kolegë me njëri tjetrin, kundërshtari ynë është Edi Rama”, tha Oriola Pampuri.

Duke ju referuar thirrjeve për bashkimin e dy grupimeve, ajo shtoi se ai proces duhet të ndodhë mbi bazën e disa parimeve dhe jo rregullave amorale. Sipas Oriola Pampurit, Gazment Bardhi deri dje i akuzonte kolegët e tij të Rithemelimit dhe sot përqafohet me ta.

“Bashkimi është i rëndësishëm. Por bashkimi ndodh në bazë të disa parimeve. Por bashkimi amoral nuk të çon asgjëkundi. Bashkimet bëhen në bazë të disa parimeve dhe PD ka disa kauza të rëndësishme, si mbështetja e SPAK, mbështetja ndaj aleatëve dhe nongratat.


Ai që është bërë kryetari i atyre atje, (Bardhi) deri dje i akuzonte për bashkëpunëtorë të trafikantëve në Angli, sot përqafohet me ata. Ata të tjerët e akuzonin (Bardhin) për vrasje. Këto janë bashkime të çmendura”,
vijoi deputetja demokrate.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...