30 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

Paprecedent në Librazhd: Dhëndri u jep “Valium” prindërve të bashkëshortes dhe i vjedh

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Librazhd, ku një 36-vjeçar, i afërm i çiftit të moshuar dhe dhëndri i tyre, është arrestuar pasi dyshohet se u ka dhënë valium prindërve të bashkëshortes dhe më pas u ka vjedhur një shumë parash dhe një celular.

Policia njoftoi se pas hetimeve intensive, falë operacionit të koduar “Opportunity”, u bë e mundur kapja e shtetasit Ismail Kllogjri. Materialet e sekuestruara përfshijnë shumën e parave të vjedhura dhe një celular, të cilat u morën si prova materiale.

Ngjarja u zbulua pasi dy bashkëshortët u dërguan fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT në gjendje të rënduar shëndetësore, të dyshuar për intoksikim me medikament qetësues. Policia dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, organizuan një operacion të shpejtë dhe të koordinuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Hetimet treguan se autori u ka administruar çiftit të moshuar një dozë të lartë të valiumit, duke shkaktuar dëmtime të rënda shëndetësore, dhe më pas ka kryer vjedhjen në banesën e tyre. Të dy bashkëshortët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“541 të dënuar dalin sot nga burgu”, nis zbatimi i amnistisë penale! Ja kush...

0
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë...

Po kalonte në vijat e bardha, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

0
Një aksident me pasojë plagosjen e një 13-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur...

“E punësuan dhe u boshatisi arkën brenda ditës”, si dyshohet se 5 mijë euro...

0
Ajo u prezantua si një grua në kërkim të një vendi pune, por sipas hetimeve, pas kërkesës për punësim fshihej një plan i mirëorganizuar...

“Nuk është tepër vonë, flisni me ne”, mister pas vdekjes së 28-vjeçarit shqiptar në...

0
Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Britaninë e Madhe, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të...

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...