4.5 C
Tiranë
Sunday, December 21, 2025
spot_img

Parakalim i gabuar shkakton aksident në autostradën Lushnje–Fier, shmanget tragjedia

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në autostradën Lushnje–Fier, në afërsi të zonës së njohur si “Pushimi i Shoferit”, si pasojë e një parakalimi të gabuar.

Sipas Policisë së Qarkullimit Rrugor, dy automjete janë fërkuar me njëri-tjetrin gjatë tentativës për parakalim, teksa të dyja po lëviznin në drejtim të Fierit. Për pasojë, një automjet tip fuoristradë “Volvo” ka dalë nga korsia dhe ka përfunduar e bllokuar mes barrierave ndarëse të kaheve të lëvizjes.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka mbërritur në vendin e aksidentit, duke dokumentuar rastin dhe duke marrë masa për disiplinimin e trafikut, i cili u rëndua për disa minuta. Në ndihmë kanë shkuar edhe dy autoambulanca, por fatmirësisht nuk raportohet për persona me lëndime serioze.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në autostradë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, për të shmangur aksidente që mund të kenë pasoja të rënda.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nan” triumfon në Festivalin e 64-të të Këngës, Alis: “Ëndrra ime u bë realitet”

0
Kënga “Nan” e artistit Alis u shpall fituese e Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH, duke i dhuruar një moment të paharrueshëm artistit....

Konflikt në zonën e Plazhit në Durrës, plagoset me thikë një taksist

0
Një konflikt i çastit i regjistruar pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një taksisti. Ngjarja ka ndodhur...

“Vjedhje e bujshme shtetërore”, Berisha: Zhduken 1.200 shishe vere shekullore me vlerë 4 mln...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur sot akuza të rënda publike, duke denoncuar atë që e cilëson si një “vjedhje shtetërore” të...

North West debuton në Instagram, profili “menaxhohet nga prindërit” dhe ngjall reagime

0
North West ka hyrë zyrtarisht në botën e Instagramit, duke hapur llogarinë e saj personale dhe duke tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe ndjekësve...

“Nuk më pëlqeu reagimi i tij”/ Adeyemi drejt ndëshkimit, tensione te Borussia Dortmund

0
Futbolli është një sport kolektiv, ku funksionimi i çdo hallke është vendimtar për suksesin e ekipit. Megjithatë, klubet me yje të mëdhenj shpesh përballen...