20.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

“Nan” triumfon në Festivalin e 64-të të Këngës, Alis: “Ëndrra ime u bë realitet”

Kënga “Nan” e artistit Alis u shpall fituese e Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH, duke i dhuruar një moment të paharrueshëm artistit. Fitorja u vendos përmes një kombinimi të votave të jurisë profesioniste dhe votave me SMS nga Shqipëria dhe Kosova.

Pas shpalljes së rezultatit në Post Fest 64, Alis ndau emocionet e tij:

“Jam njeriu më i lumtur në botë dhe nuk më besohet akoma. Më është bërë ëndrra realitet dhe qershia mbi tortë ishte përqafimi i publikut që nuk e prisja të ishte në këtë masë. Ishte një surprizë dhe kam mbetur pa fjalë.”

Në vendin e dytë u rendit Inis Neziri me këngën “Ta kam fal”, ndërsa vendin e tretë e mori Sheila me “Zemra e tokës”. Në vendin e katërt u pozicionua dueti Fifi & Tiri Gjoci me këngën “Rri”, dhe top 5-shja u plotësua nga Vedat Ademi me këngën “Kur fjala mbaron”.

Me fitoren e Alisit, Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision Song Contest 2026, që do të zhvillohet në Vjenë, Austri, më datat 12, 14 dhe 16 maj, pas triumfit të JJ me këngën “Wasted Love” vitin e kaluar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...