20.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Parakalim i gabuar shkakton aksident në autostradën Lushnje–Fier, shmanget tragjedia

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në autostradën Lushnje–Fier, në afërsi të zonës së njohur si “Pushimi i Shoferit”, si pasojë e një parakalimi të gabuar.

Sipas Policisë së Qarkullimit Rrugor, dy automjete janë fërkuar me njëri-tjetrin gjatë tentativës për parakalim, teksa të dyja po lëviznin në drejtim të Fierit. Për pasojë, një automjet tip fuoristradë “Volvo” ka dalë nga korsia dhe ka përfunduar e bllokuar mes barrierave ndarëse të kaheve të lëvizjes.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka mbërritur në vendin e aksidentit, duke dokumentuar rastin dhe duke marrë masa për disiplinimin e trafikut, i cili u rëndua për disa minuta. Në ndihmë kanë shkuar edhe dy autoambulanca, por fatmirësisht nuk raportohet për persona me lëndime serioze.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në autostradë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, për të shmangur aksidente që mund të kenë pasoja të rënda.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...