15.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Parashikimi i motit për ditën e sotme, e enjte, 16 Shtator 2021

Orët e para të ditës paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët kryesisht në zonat bregdetare dhe të ulta, ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor do kenë kalime vranësirash të lehta.

Por orët e pasdites dhe mbrëmjes sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë shqipërinë edhe pse nuk priten reshje. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin e së premtes.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14°C në 25°C, në zonat e ulëta nga 21°C në 32°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 33°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT