30.1 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Administrata publike me 185 000 punonjës, numri më i lartë që nga 2002

Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave raportojnë se sektori publik në vend arriti në 185 mijë punonjës në fund të Qershorit 2021, me një rritje prej 12 mijë të punësuarish ose 7% në krahasim me Qershorin e vitit 2020.

Kjo periudhë përkon me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Një vit më parë të punësuarit në shtet ishin 173 mijë vetë, ndërsa në vitin 2013 kur kryeministri aktual mori pushtetin ishin 164 mijë vetë. Herën e fundit kur Shqipëria kishte kaq shumë të punësuar në shtet ka qënë viti 2002. Reforma territoriale ishte një nga përpjekjet e qeverisë Rama për të ulur numrin e të punësuarve që marrin pagat nga taksapaguesit, por në fakt nuk rezultoi kështu.

Sipas të dhënave zyrtare çdo i punësuar i ri kushton shtetit 580 mijë lekë në muaj. Dhe po sipas INSAT numri i të punësuarve në pushtetin lokal pas reformës territoriale u rrit me 8100 punonjës.

Ky fakt është denoncuar edhe nga opozita e cila e ka shpalosur një ndër prioritetet e saj reformën e re territoriale në këtë legjislaturë gjë që renditet si një nga pikat ku do të ketë bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...