24.9 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Parlamenti Britanik miraton Projektligjin për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruandë

Parlamenti britanik miratoi mbrëmjen e 22 prillit projektligjin për dërgimin në Ruanda të emigrantëve të paligjshëm. Ndërsa dhjetëra konservatorë shprehen se projektligji ka mangësi dhe shkel të drejtat e njeriut, vetëm 11 votuan kundër tij.

Projektligji pritet të shkojë në Dhomën e Lordëve, ku mund të përballen me kundërshtime të ashpra. Kryeministri Rishi Sunak argumenton se depërtimi i disa azilkërkuesve në Ruandë do të jetë një pengesë për emigrantët që kërkojnë të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar duke kaluar Kanalin e La Manshit me varka të vogla, por laburistët e kanë etiketuar planin një mashtrim dhe me një kosto shumë herë më të lartë.

Sekretari i Brendshëm, James Cleverly, pas votimit e quajti një moment historik në planin e qeverisë për të ndaluar anijet me emigrantë dhe theksoi se ligji do të ndalojë abuzimin e emigrantëve që përdorin pretendime të rreme për të drejtat e njeriut. Kryeministri Rishi Sunak tha se ligji për të dërguar emigrantët në Ruandë është një ndryshim thelbësor për ‘ekuacionin global të migracionit’ dhe se “Asgjë nuk do të na pengojë ta bëjmë këtë dhe të shpëtojmë jetë”.

opennews.al

Ndërkohë, deputetët e djathtë të Partisë Konservatore janë përpjekur të ndryshojnë projektligjin, duke argumentuar se plani i qeverisë për Ruandën mund të bllokohet nga gjykatat. Në nëntor 2023, Gjykata e Lartë vendosi se skema e Ruandës ishte e paligjshme dhe shkel Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), që ndalon torturën dhe trajtimin çnjerëzor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam foto të Adrian Ramës, ai është personi kyç!”/ Qytetari publikon denoncimin dhe nxjerr...

0
Përmes një mesazhi të shoqëruar me dëshmi vizuale, një qytetar ka bërë publike pretendime lidhur me identitetin dhe rolin e disa personave, emrat e...

“Flakët përfshijnë një apartament në Burrel”, zjarrfikësit shmangin përhapjen në banesat e tjera

0
Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një pallati në qytetin e Burrelit, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Sipas...

“Makinën ma dha dhuratë për reklamën”/ Rezart Veleshnja merret i pandehur për mashtrim, dosja...

0
Ish-aktori i humorit në Portokalli, Rezart Veleshnja, rezulton të jetë marrë i pandehur për veprën penale të “Mashtrimit”, pas një hetimi që lidhet me...

U ngrit në këmbë dhe festoi kualifikimin e Ilir Shaqirit, por më pas u...

0
Reagimi i Ermal Mamaqi pas shpalljes së Ilir Shaqiri si finalisti i fundit i Ferma VIP vijon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Opinionisti tërhoqi...

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...