17.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Parlamenti Evropian ndalon përdorimin e termave të mishit për produktet vegjetariane

Parlamenti Evropian ka miratuar një ndryshim të ri në rregulloren e Organizatës së Përbashkët të Tregjeve Bujqësore (CMO), i cili ndalon përdorimin e termave që lidhen me mishin për produktet me bazë bimore.

Me 532 vota pro, 78 kundër dhe 25 abstenime, eurodeputetët mbështetën propozimin e raportueses franceze të PPE-së, Celine Imart, që parashikon se terma si “hamburger”, “salçiçe”, “biftek” apo “eskallop” duhet të rezervohen vetëm për produktet që përmbajnë mish.

Kjo do të thotë se shprehje si “hamburger vegjetarian” apo “salçiçe tofu” nuk do të lejohen më, nëse ndryshimi final miratohet edhe nga vendet anëtare të BE-së gjatë negociatave të ardhshme.

Dokumenti përcakton se termi “mish” nënkupton vetëm “pjesët e ngrënshme të kafshëve”, ndërsa çdo përdorim tjetër për produkte bimore do të konsiderohet i pasaktë.

Megjithatë, kryetari i grupit të PPE-së, Manfred Weber, tha se ky ndryshim nuk është prioritet për grupin dhe pranoi se ka ndarje të brendshme mbi këtë çështje.

Rishikimi i rregullores CMO lidhet me përgjigjen e Komisionit Evropian ndaj protestave të fermerëve në vitin 2024, me qëllim forcimin e pozicionit të tyre në zinxhirin e furnizimit bujqësor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...