25.6 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Parqet eolike në shqipëri, francezët e TOTAL ofrojnë çmimin më të ulët 44.88 Euro/MWh

Faza e fundit e ankandit ndërkombëtar për ndërtimin e parqeve që do të prodhojnë energji nga era është mbyllur sot pasdite me oferta mjaft të mira nga kompanitë pjesëmarrëse. Më e leverdishmja për shtetin shqiptar është oferta e kompanisë franceze, lider në botë në fushën e energjitikës, Total Eren, e cila ka ofruar çmimin 44.88 Euro/MWh. Kjo kompani është paraqitur në ankand me një bashkim me kompaninë shqiptare KMW.

Ndërkohë kompania austriake “Verbund” ka ofruar çmimin prej 74.95 Euro/MWh dhe subjekti i tretë i kualifikuar që ishte bashkimi i përkohshëm i Shoqërisë shqiptare “BRD” Sh.p.k, me kompanitë turke turke “Guris Insaat Ve Muhendislik A.S”, dhe “Mogan Energy A.S” ka ofruar 74 Euro/MWh.

Kapaciteti total i 3 projekteve është 222.48 MW. Zyrtarët e MIE kanë deklaruar gjatë ankandit se në përputhje me dokumentet e procedurës konkurruese dhe bazuar në këshillimin e ekspertëve të BERZH, të tre subjektet që kanë paraqitur ofertën ekonomike, të cilat janë nën çmimin tavan të propozuar nga MIE, janë shpallur fituese të ankandit.

Ky është ankandi i parë i këtij lloji jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin. Çmimi mesatar i përfituar nga kjo procedurë është shumë më i ulët nga çmimet mesatare të përftuara nga ankande të ngjashme për energjinë e erës.

Në raundin e fundit të ankandit të këtij viti në Gjermani, çmimi mesatar i dhënë ishte 73.40 euro/MWh (78 dollarë/MËh), pasi qeveria ngriti çmimet maksimale të ofertës me një të katërtën, duke reflektuar presionet inflacioniste mbi kostot e projektit dhe rritjen e normave të interesit. Ndërsa në ankandin e fundit francez të erës në tokë, u dhanë 73 projekte me një kapacitet total prej 1156 MW, të cilat do të prodhojnë energji elektrike për një çmim mesatar prej 85.29 €/MWh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...