28.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare në Durrës: Votimi për Drejtuesit e rinj dhe përgatitjet për zgjedhjet 2025

Partia Socialiste do të mbledhë nesër në qytetin e Durrësit Asamblenë Kombëtare. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka zbardhur axhendën e kësaj mbledhjeje të rëndësishme.

Mbledhja e Asamblesë do të nisë në orën 11:00 dhe do të hapet me një fjalim nga kryesocialisti Edi Rama. Pas fjalës së tij, do të zhvillohet votimi për organet e reja drejtuese të PS-së, përfshirë Kryesinë dhe Sekretariatin e PS-së.

Asambleja e re e PS-së është zgjedhur nga votat e delegatëve të Kongresit të PS-së që u mbajt më 28 korrik të këtij viti. Kjo asamble ka rreth 350 anëtarë, nga të cilët Kongresi i korrikut zgjodhi vetëm 156 prej tyre, ndërsa pjesa tjetër u zgjodh automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që ata mbajnë. Në këtë vit zgjedhor, partia që ka mazhorancën në parlament ka filluar të ndezë motorët e saj për të përgatitur fushatën zgjedhore.

Një javë më parë, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, kryeministri Rama mblodhi kabinetin e ministrave në rezidencën qeveritare në Dajt, një mbledhje që nuk pati shumë detaje publike. Asambleja e nesërme do të ketë një rol kyç në përzgjedhjen e listës së kandidatëve të PS-së për deputetë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...