33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Pas ndodhive të fundit me efektivët e policisë, avokatia e popullit ngre alarmin pë situatë në komisariatet e vendit

Avokatja e Popullit Endira Ballanca ka qenë sot e pranishme në Komisionin e Ligjeve, ku mes të tjerave është ndalur dhe te gjendja e komisariateve në vendin tonë, veçanërisht e qelive të paraburgimit. Ballanca e quajti skandaloze gjendjen e këtyre komisariateve në Tiranë, ku të ndaluarit mbahen në kushte çnjerëzore.

Duke u ndalur te rasti i Kamzës, Ballanca tha se ka pasur një komunikim me drejtorin e komisariatit, i cili i ishte shprehur se e kishte mbajtur të riun, në ambientet ku edhe i vuri flakën vetes, për shkak të mbipopullimit në drejtorinë e policisë së Tiranës.

Një tjetër skandal i nxjerr në pah nga Ballanca, është dhe ai i bllokut të sigurisë që është ndërtuar në Tiranë, që sipas saj nuk është marrë në dorëzim nga drejtori i policisë Gledis Nano, për shkak se nuk përmbush kushtet e sigurisë.

“Sa i përket gjendjes në komisariatet e Tiranës, në mënyrë të veçantë është katastrofike, tërësisht në kundërshtim me standardet për qëndrimin e personave të privuar nga liria. Kemi pasur raport për dhoma të mbyllura, dhe kur ne kemi shkuar për inspektim i kemi gjetur të hapura.

Futeshin brenda në komisariate, persona me zero kushte, për shkak se kishin protestuar në shkelje të rregullave anticovid. Ndërkohë në ato komisariate nuk ka pasur asnjë kusht, prej 3 vitesh në Tiranë po ndërtohet një bllok i dhomave të sigurisë, me një kapacitet tjetër, dhe me kushte të tjera.

Dhe aty kemi një problem, sepse është bërë një investim pa menduar, ky boks i ri nuk ka elementë sigurie në përputhje me ligjin, me të drejtë drejtori i policisë, kur ka shkuar për të marrë në dorëzim objektin, ka refuzuar, sepse nuk ka elementë të sigurisë. Kemi 7 muaj që qytetarët jetojnë në kushte skandaloze, për shkak se personi që duhet të kishte parë elementët e sigurisë, nuk e ka bërë detyrën e tij.

Kemi kërkuar ndjekje penale, lekët hidhen, dhe investimi në rastin konkret nuk po çon aty ku duhet të çonte, është një problem jo i vogël për Tiranën. Diku do të shkojnë këta njerëz, në rastin e Kamzës psh, drejtori i komisariatit ka thënë ‘ku ti çoj?, jam i detyruar’. Pra në fund të ditës problemi thelbësor që mbetet është se investimi që u bë…Unë kam bërë takim dhe me zotin Nano për këtë çështje”, u shpreh Ballanca

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...