25.9 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

Pasi u prek nga Covid-19, është rikthyer në formën e tij më të mirë sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi rikthehet te goli teksa ka realizuar një dopietë mesditën e sotme me Koniasporin e tij në ndeshjen ndaj Gëztepesë.

“Bomberi” kuqezi realizoi golin e parë në minutën e 25-të, duke ndjekur saktë aksion në shtyllën e dytë. 31-vjeçari shënoi sërish në minutën e 72 pasi i largohet mjaft mirë mbrojtësave duke realizuar dhe dhuruar tre pikët skuadrës së tij sot në kampionat.

Cikalleshi ka realizuar kështu pas një periudhe të gjatë ku i mungonte goli që prej 21 shtatorit në fitoren ku Koniaspori arriti ndaj Altajit në Superligën turke.

Me këtë sukses, Koniaspor klasifikohet në vendin e tretë në kuotën e 23 pikëve.

Sulmuesi kuqezi, pasi u prek nga Covid-19, është rikthyer në formën e tij më të mirë përpara dy sfidave të fundit të Kombëtares.

Ky është një lajm shumë i mirë edhe për trajnerin Edy Reja, me italian i cili beson shumë tek sulmuesi kavajas.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...