27 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

WhatsApp përmirëson përvojën e përdoruesve/ Interneti nuk do të jetë më i nevojshëm për tu lidhur me pajisjet e tjera

WhatsApp po teston veçori të reja çdo ditë për të përmirësuar përvojën e përdoruesve. Funksioni i fundit që po shtohet është aftësia për të lidhur pajisjet e tjera pa pasur nevojë që telefoni juaj të jetë online.

Me fjalë të tjera, përdoruesit e Android dhe iOS do të jenë në gjendje të përdorin funksionin e WhatsApp Web, pa përdorur internetin në telefon. Më parë, përdoruesit mund të lidhnin telefonat me desktopët e tyre, por duhej t’i mbanin telefonat online.

Funksioni për të lidhur pajisjet pa smartphone primar është në fazën beta. Kjo veçori mund të aktivizohet në opsionin Linked Devices në menunë e Settings në WhatsApp. Nëse aktivizoni opsionin, do të shkëputeni nga të gjitha pajisjet.

Pas lidhjes së re, do të mund ta përdorni si më parë. Pra nuk do të kërkohet smartfoni juaj për t’u identifikuar dhe nuk do t’ju duhet ta mbani telefonin pranë laptopit. Pajisjet e lidhura do të mund të marrin dhe dërgojnë mesazhe deri në 14 ditë nëse nuk bëni “log out” manualisht.

Funksioni do të ishte jashtëzakonisht i dobishëm nëse telefonit i mbaron bateria, por ju jeni pranë një kompjuteri. Megjithatë, në versionin iOS të aplikacionit, nuk do të jeni në gjendje të fshini mesazhe ose biseda nga një pajisje e lidhur.

Gjithashtu nuk mund të lidhni një smartphone dytësor ose një tablet me pajisjen kryesore. Mund ta lidhni vetëm telefonin kryesor me laptopin. Megjithatë, kjo ndodh vetëm me iOS, pasi përdoruesit e Android mund të lidhin pajisjet e tyre me telefona dytësorë.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...