27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Toni Gogu në Kuvend: “Berisha, zotëria i 21 Janarit, ka në ndërgjegje protestuesit e vrarë dhe naftën e dhënë serbëve gjatë luftës në Kosovë”

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, ka sulmuar ashpër kryedemokratin Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit, duke i kujtuar ngjarjet tragjike të 21 janarit 2011 dhe akuzat për thyerjen e embargos së armëve ndaj Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

Gogu e cilësoi Berishën si “zotërinë e 21 janarit”, duke e akuzuar se ka në ndërgjegje vrasjen e protestuesve të pafajshëm në bulevard dhe plaçkitjen e qytetarëve në aferën e famshme të depozitave piramidale.

“Ke në ndërgjegje protestues të paqtë të vrarë në bulevard, shqiptarë që iu ke vjedhur depozitat dhe ua ke hedhur në erë. Dhe bashkë me të ke djegur të gjithë vendin. E shohim sot këtë hipokrizi që e patë edhe në historinë e Kosovës,” tha Gogu.

Ai e akuzoi më tej Berishën për shitje të naftës Serbisë gjatë periudhës së luftës, duke nënvizuar se makineritë ushtarake që kryen masakra kundër shqiptarëve në Kosovë u furnizuan me karburant nga strukturat e qeverisë së tij.

“Atë mëngjes kur makineria serbe ishte nisur për të kryer ato vrasje, me çfarë nafte ishin mbushur? Kush ia kishte shitur naftën makinerisë serbe?”, pyeti ministri.

Gogu shtoi se ndërkohë që Berisha flet për “narkoshtet”, Bashkimi Europian e ka vlerësuar Shqipërinë për përparimin e jashtëzakonshëm në rrugën drejt integrimit, duke iu referuar vizitës së fundit të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Tiranë.

“Para disa ditësh, te ai bulevard ku ju keni mëkate të mëdha, një zonjë evropiane tha me gojën plot se Shqipëria ka bërë përparim mbresëlënës. Ndërkohë që zotëria i 21 janarit thërret ‘narkoshtet’,” u shpreh Gogu.

Fjalimi i tij shkaktoi tensione në sallë, duke thelluar përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës për çështjet që lidhen me drejtësinë, Kosovën dhe trashëgiminë politike të Sali Berishës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...