23.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

PD kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës, shtyhet me dy javë mbledhja e komisionit të mandateve

Është shtyrë me dy javë mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores për të paraqitur dokumentet e plota, sa i takon kërkesës së PD-së për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

Në mbledhjen e sotme e cila nuk zgjati shumë, deputetët e opozitës dhe mazhorancës votuan unanimisht për të paraqitur pas dy javësh, dy raporte për deputeten.

Pjesë nga mbledhja e Këshillit:

Alibeaj: Uroj që të mos detyrohemi sërish të kërkojmë mbledhjen, është barra juaj zonja kryetare që të kërkoni dhe pa na detyruar ne të mblidhen firmat për mbledhjen

Bushka: Kërkohen dy javë kohë për të bashkërenduar dy kërkesat e PD. Kjo edhe për efektë të natyrës së çështjes dhe për efekt të punës së ngarkuar të Kuvendit.

Alibeaj: Që kërkoni çdo sebep për ta shtyrë mbledhjen kjo dihet. Që janë dy kërkesa kjo është e vërtetë. Ju kërkuat edhe më herët kohë për tu njohur me procedurat. Rëndësi ka ti shkohet deri në fund, s’duhet të nxjerrim sebep. Dy javë, por dy javë të jenë, jo më shumë dhe jo të vimë këtu pas dy javësh dhe të themi se duhet të njihemi dhe me disa materiale të tjera.

Kujtojmë se grupi parlamentar i PD, ka dorëzuar mocionin për heqjen e imunitetit të deputetit për ministren e Jashtme Olta Xhaçka, me argumentin se bashkëshorti i kësaj të fundit në kundërshtim me ligjin ishte shpallur investitor strategjik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...