14.7 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

PD ngre alarmin për tenderët “Red Flag” në bashki: “Miliarda lekë të ekspozuara ndaj riskut”

Partia Demokratike ka ngritur shqetësimin për nivelin e lartë të procedurave të prokurimit publik të klasifikuara me indikatorë risku “Red Flag” në bashkitë e vendit, duke iu referuar monitorimit të Open Procurement Albania për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, tha se të dhënat paraqesin një panoramë shqetësuese, ku sipas saj miliarda lekë nga taksat e qytetarëve janë të ekspozuara ndaj procedurave që mbartin rrezik për mungesë konkurrence, favorizim dhe përdorim joefektiv të fondeve publike.

Sipas PD-së, Bashkia Kamëz paraqitet si rasti më kritik në nivel kombëtar. Nga një fond limit prej 2.37 miliardë lekësh, rreth 1.23 miliardë lekë, ose 51.8%, lidhen me procedura të klasifikuara me “Red Flag”, ndërsa 42 nga 96 tenderë janë konsideruar problematikë.

Partia Demokratike deklaron gjithashtu se Bashkia Tiranë ka ekspozimin më të lartë financiar, me rreth 1.7 miliardë lekë fond limit të klasifikuar “Red Flag”, të shpërndara në 75 procedura prokurimi.

Në listën e bashkive me indikatorë të lartë risku, PD përmend edhe Bashkinë Vlorë, ku rreth 928 milionë lekë, ose 36.5% e fondit total të tenderëve, rezultojnë me indikatorë risku, si dhe Bashkinë Shijak, ku 72.9% e fondit limit të tenderëve është klasifikuar “Red Flag”.

Ndërkohë, sipas të dhënave të paraqitura nga PD, Bashkia Pogradec shënon nivelin më të lartë të ekspozimit relativ në vend, pasi 85.1% e fondit limit të procedurave të prokurimit është klasifikuar me indikatorë risku.

Partia Demokratike kërkon transparencë më të madhe në menaxhimin e fondeve publike dhe verifikim të procedurave që sipas saj paraqesin elementë rreziku për keqpërdorim të parave të qytetarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...