27 C
Tiranë
Wednesday, September 30, 2026

Për të pasur një shëndet mendor të fortë gjatë vitit të ardhshëm, mbani mend këto 9 zakone

“Në një botë që ne nuk e kontrollojmë, toleranca është padyshim një pasuri,” thotë Ryan Holiday, autor i librit The Obstacle Is the Way”.

Disa njerëz janë në gjendje t’i kapërcejnë pengesat, ndërsa të tjerë ‘shemben’ në sfidat dhe frustrimet e përditshme të jetës. E gjitha varet nga forca mendore.

Mbajini parasysh këto për të pasur një vit ndryshe:

1. I shohin situatat objektivisht

Ekziston një shprehje e lashtë e Stoicizmit që thotë : “Nuk ka të mirë apo të keqe, ka vetëm perceptim”.

Mënyra se si ne e perceptojmë një situatë ka fuqi të na ndihmojë ose të na dëmtojë. Shpesh, ne reagojmë emocionalisht, duke hedhur gjykime negative mbi një situatë, kur çelësi i kapërcimit të situatës është të parit e gjërave me objektivitet.
“Mund të keni planin më të mrekullueshëm të mundur, por nëse nuk e shihni situatën qartësisht, asgjë nuk ka rëndësi,” thotë Holiday.

Holiday ka studiuar shembuj pafund, gjatë gjithë historisë dhe ka arritur në përfundimin, që forca mendore përbëhet nga tre elemente: perceptimi, veprimi dhe vullneti.

Ai i shtjellon më tej: “Elementët janë: 1)Perceptimi juaj. A mund ti shihni gjërat qartësisht dhe me qetësi. 2) A mund të mendoni zgjidhje kreative? Dhe së fundi, sa të gatshëm dhe të vendosur jeni që të veproni mbi atë situatë?

2. Heqin dorë nga e drejta

Të gjithë meritojnë të jenë të lumtur, por nuk meritojmë një jetë pa pengesa. Kur mendon se meriton çdo gjë që dëshiron, përballja me vështirësitë e jetës bëhet e vështirë. Kjo është shumë e vërtetë për brezin e ri, sipas ekspertit Paul Harvey. “Të rinjtë kanë pritshmëri jo realiste dhe bëjnë rezistencë ndaj të pranuarit e feedback-ut negativ”.

Njerëzit e fortë mendërisht e dinë që planet e tyre, madje dhe vetë jeta, mund të dalë nga shinat në çdo moment. Ata nuk harxhojnë energji, duke u ndjerë të harruar nga fati, kur gjërat nuk shkojnë si ata duan.

3. Të qënit i qëndrueshëm

Holiday thotë se të jesh i fortë mendërisht, nuk do të thotë të jesh gjithmonë i lumtur, por të jesh i qëndrueshëm vazhdimisht. Qëndrueshmëria emocionale dhe aftësia për të qëndruar i qetë është një aset i vlefshëm, kur të duhet të përballesh me sfida. Fatmirësisht, qëndrueshmëria emocionale vjen me moshën.

4. Nuk presin të jenë të lumtur gjatë gjithë kohës

“E vlerësojmë kaq shumë optimizmin dhe lumturinë, që janë nocione abstrakte, sa kapemi në befasi, kur na duhet të përballemi me të kundërtat e tyre. Nëse do të qëndronim në mes të rrugës, do të përfitonim nga të gjitha gjërat që na ndodhnin, pasi do të ishim më objektivë”-thotë Holiday.

“Ideja se çdo gjë bëhet, për tu arritur lumturia, më duket shumë e rrezikshme. Kjo shpie në një sëmundje bashkëkohore, perëndimore, që është frika ndaj trishtimit,”-thotë studiuesi australian Hugh Mackay. “Ne duhet të synojmë drejt tërësisë dhe pjesë të saj janë trishtimi, zhgënjimi, dështimi; të gjitha ato gjëra, që na bëjnë këta që jemi. Lumturia, fitorja dhe ndjesia e përmbushjes janë gjëra të vogla, të këndshme që na ndodhin, por që nuk na mësojnë shumë.

5. Janë optimistë realist

Njerëzit e fortë mendërisht e kanë zakon të ngrihen gjithnjë, edhe pasi rrëzohen. Në vend që të mërziten, ata kërkojnë për një zgjidhje kreative. Ata janë njerëz optimistë realistë, pasi shpresojnë si optimistët, por kanë qartësinë e pesimistëve. Kjo iu jep motivim dhe aftësinë për mendim kritik.

6. Jetojnë në të tashmen

Të qënit prezent, ju ndihmon ti shihni gjërat si janë vërtetë. Ata mund të ushtrojnë ose jo një formë meditimi, që i ndihmon të përqëndrohen vetëm në një gjë, pa sjellë bagazhe të tjera në atë situatë, duke marrë në konsideratë vetëm atë që vlen vërtetë.

7. Këmbëngulin në arritjen e qëllimeve të tyre

Në një studim të kryer, psikologia Angela Lee Duckworth zbuloi se këmbëngulja (më tepër se zgjuarësia, pamja e jashtme dhe shëndeti fizik) janë të vlefshme për suksesin akademik të studentit. “Kjo ka lidhje me qëndrueshmërinë, me të punuarit për të ardhmen, në çdo ditë të jetës, për vite të tëra, që ta bësh të ardhmen e dëshiruar, realitet”-thotë Duckworth.

8. E dinë kur është koha për të hequr dorë

Një person i fortë mendërisht thotë “I provova të gjitha, tani është koha të heq dorë”, sipas Holiday. Është e rëndësishme të mësoni se ju mundeni të kontrolloni vetëm veprimet tuaja, jo rezultatet e atyre veprimeve”.

“Ndonjëherë, zgjidhja e një problemi është ta pranoni dhe t’i shmangeni atij, në vend që ta përballoni vazhdimisht, derisa të humbni”-thotë Holiday.

9. Ata e dashurojnë jetën që bëjnë

Amor fati nga latinishtja do të thotë “dashuria për fatin”. “Nuk duhet thjesht ti toleroni gjërat që ju nuk mund ti kontrolloni, pasi mund të jenë gjërat më të mira, që mund t’ju ndodhin ndonjëherë”-thotë Holiday. “Do të gjeni gëzim në të pranuarit e gjërave që ju ndodhin”.

Njerëzit e fortë mendërisht janë mirënjohës për pengesat, pasi ato janë vetë jeta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ku janë provat se ajo e bëri këtë?”/ Ndryshon strategjia mbrojtja e Lindsay Clancy...

0
Avokati i Lindsay Clancy ka ndryshuar linjën e mbrojtjes në gjykatë, duke argumentuar se nuk ka prova të mjaftueshme që e lidhin klienten e...

Aksident në aksin Lushnje-Berat, motori del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen dy...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Lushnje-Berat, ku një motor ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në...

Tragjedi në Pejë, 5-vjeçarja humb jetën pasi dyshohet se u zu nga porta e...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Treboviq të Pejës, ku një vajzë vetëm 5 vjeçe ka humbur jetën. Sipas informacioneve të para, dyshohet se...

“Jemi rikthyer te lidhja që kishim”, Katerina Goga zbulon afrimin e ri me Arnold...

0
Katerina Goga ka ndarë detaje të reja për marrëdhënien e saj me Arnold Damazetin, duke zbuluar se pas një periudhe tensioni dhe distance, mes...

Ra nga kati i tetë dhe mbijetoi, studentja 21-vjeçare tregon: “Jam gjallë. Nuk mund...

0
Një studente 21-vjeçare në Shtetet e Bashkuara ka mbijetuar pas një rënieje nga kati i tetë i një pallati, në një incident që autoritetet...