27 C
Tiranë
Wednesday, September 30, 2026

Sjellin fat të keq, ja disa gjëra që nuk duhet të bëni gjatë natës së ndërrimit të viteve

Nata e Vitit të Ri festohet gjerësisht në botë, ndonëse edhe këtë vit festa në të gjithë globin do të jetë e moderuar. Mes shumë traditave që e shoqërojnë këtë festë, siç janë bakllavaja, gjeli i detit dhe mbushja e tryezës plot me ushqime të mira, ekzistojnë edhe shumë besëtytni, të cilat dashur pa dashur i besojmë.

Cilat janë disa prej këtyre besëtytnive që njerëzit besojnë që nuk duhet të bëjmë natën e ndërrimit të viteve, sepse mund të sjellin fat të keq?

Viti i Ri nuk duhet t’ju gjejë me borxhe

Shumë njerëz mendojnë se nëse Viti i Ri ju gjen me borxhe, edhe vitin që vjen do ta kaloni duke marrë borxhe.

Mos e mbaroni të gjithë pjatën

Viti i Ri duhet t`ju gjejë me tavolinën plot, kështu që kujdesuni që të lini diçka në pjatë dhe të mos i konsumoni të gjitha para se ora të shënojë 00:00.

Mos i prisni bananet

Bananet mendohet se sjellin fat të keq. Nëse i keni në shtëpi, mos i prisni dhe as mos i konsumoni natën e Vitit të Ri, lërini për të nesërmen (gjithmonë nëse jeni supersticiozë).

Ushqime të tjera që duhet të evitohen janë gjërat me krahë, si pula, pasi mendohet se fati fluturon tutje nëse i konsumoni. Po ashtu, nuk duhet të konsumohet arragosta, duke qenë se ajo ecën mbrapsht dhe njësoj mund të të ecë fati juaj vitin që vjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha nga Strasburgu: “Në Shqipëri, kombi përballë një kërcënimi real ekzistencial”

0
Sali Berisha ka mbajtur një fjalim live nga Strasburgu, ku ka folur për situatën demografike në Shqipëri, emigracionin dhe atë që ai e cilësoi...

“Ku janë provat se ajo e bëri këtë?”/ Ndryshon strategjia mbrojtja e Lindsay Clancy...

0
Avokati i Lindsay Clancy ka ndryshuar linjën e mbrojtjes në gjykatë, duke argumentuar se nuk ka prova të mjaftueshme që e lidhin klienten e...

Aksident në aksin Lushnje-Berat, motori del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen dy...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Lushnje-Berat, ku një motor ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në...

Tragjedi në Pejë, 5-vjeçarja humb jetën pasi dyshohet se u zu nga porta e...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Treboviq të Pejës, ku një vajzë vetëm 5 vjeçe ka humbur jetën. Sipas informacioneve të para, dyshohet se...

“Jemi rikthyer te lidhja që kishim”, Katerina Goga zbulon afrimin e ri me Arnold...

0
Katerina Goga ka ndarë detaje të reja për marrëdhënien e saj me Arnold Damazetin, duke zbuluar se pas një periudhe tensioni dhe distance, mes...