24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Përçarja e PD thellohet, Berisha paralajmëroi ndarjen e deputetëve të Rithemelimit nga grupi i PD-së

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, përçarja e Partisë Demokratike mund të jetë edhe më e thellë. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Sali Berisha ka paralajmëruar ndarjen e deputetëve të Rithemelimit nga grupi zyrtar i PD-së në Parlament.

“PD do të ketë grupin e saj Parlamentar në Kuvend në fillim të sesionit, cili do jetë kryetar do të varet nga deputetët, por do të ketë grupin e vetë”, tha Berisha në konferencën për median.

Aktualisht janë 8 deputetë që i janë bashkuar Sali Berishës dhe përjashtuar nga grupi i PD-së. Ndërsa një pjesë tjetër e deputetëve të Rithemelimit, figurojnë në Kuvend si deputetë të PD-së zyrtare.

Janë 8 deputetë të dalë nga listat e PD-së në zgjedhjet Parlamentare pa grup parlamentar, për shkak të përjashtimeve, mes tyre Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Luan Baçi, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi dhe Agron Shehaj. Por Berisha ka më shumë se kaq deputetë me vete. Janë 20 deputetë demokratë të cilët e ndjekin atë në mbledhjet e zakonshme partiake. Gjithashtu janë pozicionuar me të në debatet parlamentare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...