25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Përfshihet nga flakët makina në Bypas-in e Vlorës , raportohet vetëm për dëme materiale

Një makinë është përfshirë nga flakët në By Pass-in e Vlorës në afërsi të fshatit Tragjas.

Dyshohet se shkak i djegies së mjetit është një shkëndije elektrike.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:25, në aksin rrugor Orikum-Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Në ByPass, ka marrë flakë në ecje automjeti në pronësi të shtetasit S. N., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Patrulla e Policisë dhe Zjarrëfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje. Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në baterinë e automjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanava të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...