18.3 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, është përkeqësuar dhe vlerësohet si kritike nga mjekët.

Sipas njoftimit zyrtar nga spitali “Evangjelismos” në Athinë, ku Kryepeshkopi është shtruar që prej 3 janarit, ai po monitorohet nga afër nga një ekip mjekësor i specializuar, nën drejtimin e profesores Anastasia Kotanidou, eksperte në Pulmologji dhe Kujdes Intensiv.

Ditën e sotme, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka vizituar Kryepeshkopin në spital dhe është informuar nga mjekët për gjendjen e tij shëndetësore.

Prelati 95-vjeçar fillimisht u shtrua në një spital në Tiranë më 30 dhjetor për shkak të një infeksioni viral, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes, më 3 janar u transferua në Greqi për trajtim të specializuar.

Gjendja e Kryepeshkopit vijon të mbetet shumë serioze, ndërsa besimtarët dhe komuniteti ortodoks vazhdojnë të luten për shërimin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...