20.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Përleshja e dhunshme në Palasë: Policia ende nuk ka arrestuar asnjë nga personat e përfshirë

Incidenti i dhunshëm në resortin luksoz në Palasë, ku për pak sa nuk humbi jetën një person, ende nuk është zbardhur plotësisht. Pavarësisht se kanë kaluar katër ditë nga ngjarja, policia lokale ende nuk ka arritur të vërë në pranga asnjë nga personat e përfshirë në këtë përleshje. Policia ka pohuar se nuk ka mundur të sigurojë DVR-në e kamerave të sigurisë, pasi pajisja nuk është gjendur në vendin ku ka qenë. Megjithatë, pamjet filmike të ngjarjes janë publikuar dhe ka dëshmitarë të shumtë okularë.

Ndërkohë, i plagosuri rëndë dhe shoku i tij kanë refuzuar të bëjnë kallëzim në polici, ndërsa prokuroria ka shprehur shqetësim për veprimet e ngadalta dhe të vonuara të policisë në mbledhjen e fakteve dhe arrestimin e personave të përfshirë në konfliktin e dhunshëm.

Nga të dhënat e grupit hetimor mësohet se biznesmeni i ndërtimit ka qenë në tavolinën e tij bashkë me shokun që u plagos dhe me dy njerëz të familjes. Ndërsa grupi prej katër personave, ku përfshihet edhe një i shumëkërkuar për pengmarrje dhe plagosje, dhe dy persona të tjerë ende të paidentifikuar nga policia, ishin të shoqëruar me disa vajza.

Sipas burimeve, incidenti filloi kur nga tavolina e biznesmenit u hodhën disa karafila drejt skenës ku po këndonte këngëtari grek, por ata ranë në tavolinën e grupit tjetër, ku ndodheshin të rinjtë me shoqërinë e tyre. Shishja e shampanjës që u hap në atë tavolinë duket se i ka lagur personat e shpallur në kërkim, çka përshkallëzoi konfliktin.

Prokuroria pritet të hedhë dritë mbi motivet reale të këtij konflikti, duke vlerësuar nëse incidenti ishte i rastësishëm apo kishte edhe shkaqe të tjera më serioze.

Dy të plagosurit, të cilët kanë shpëtuar pa dëmtime serioze, kanë pranuar para grupit hetimor se ishin të pirë dhe se njihnin djemtë e përfshirë në konflikt, por kanë refuzuar të depozitojnë kallëzim. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim katër persona të njohur, të cilët kanë precedentë të mëparshëm kriminalë.

Pamjet që “Tradhtuan” Policinë

Ngjarja e ndodhur në mbrëmjen e 25 gushtit në klubin “Sin” në Palasë, ku këndonte këngëtari grek Kostandinos Argios, ka përfshirë shtetasit Xhoni Spaho, Genti Baleci, Fatmir Bejo dhe Klajdi Cerri, të cilët u përleshën fizikisht me Luçiano (Artur) Koçekun, i cili nga goditjet humbi ndjenjat. Në video shihet se Luçiano Koçeku dergjet në tokë jashtë ambienteve të lokalit, ndërsa disa persona përpiqen ta ndihmojnë duke i hedhur ujë. Ndërkohë, dy të afërmit e tij, Abedin dhe Ervin Koçeku, tentojnë të ndalojnë konfliktin fizik.

Luçiano Koçeku është biznesmen në fushën e ndërtimit, me emrin e tij të lidhur me disa leje ndërtimi për kulla dhe panele diellore. Ai zotëron lokale dhe kompani ndërtimi. Sipas burimeve, ai dhe Fatbardh Aliaj u sulmuan nga katër të rinjtë e shpallur në kërkim.

Ndër të shpallurit në kërkim janë Genti Baleci, një personazh me rekorde të mëparshme kriminale, i dënuar për vrasjen e Fatmir Delijajt në Belgjikë; Xhoni Spaho, i cili ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021; dhe Fatmir Bejo, i përfshirë në plagosjen e një personi dhe pengmarrjen e një biznesmeni për një borxh të pretenduar prej 25 mijë euro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...