30.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Përndoqi një shtetase duke i hapur profile false në rrjete sociale, vihet në pranga 45-vjeçari

Një 45-vjeçar banues në Tiranë është arrestuar në kuadër të operacionit policor “Threat 2” pasi kishte hapur profile false në rrjetet sociale për të përndjekur dhe denigruar një 23-vjeçare. Autoritetet thanë se ai ka shkaktuar shqetësime të vazhdueshme për viktimën dhe familjen e saj. Specialistët e Hetimit të Krimeve Kibernetike organizuan një hetim të shpejtë, rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e shtetasit. Materialet procedurale janë kaluar tek Prokuroria për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Threat 2”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Përndoqi për një kohë shumë të gjatë një shtetase, duke i hapur asaj profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese, dhe duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve, pas një hetimi shumë të shpejtë dhe profesional, të specialistëve për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim parandalimin e situatës së krijuar, vihet në pranga 45-vjeçari.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga një 23-vjeçare, se një shtetas i kishte hapur profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese, dhe e përniqte atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësime asaj dhe familjarëve, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Threat 2 “, u ndalua shtetasi G. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka rezultuar se ky shtetas, duke i hapur profile false, me përmbajtje denigruese, 23-vjeçares, në rrjetet sociale, e ka përndjekur atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...