27.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Përplasje dhe të shtëna me armë në Vlorë, Policia në hetim për identifikimin e autorëve

Një incident i tensionuar ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku qytetarët raportuan për të shtëna me armë zjarri në Bulevardin Ismail Qemali. Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur pas një debati virtual që ka përshkallëzuar situatën, duke i çuar dy personat në një përplasje fizike. Dyshohet se një prej tyre ka nxjerrë një armë zjarri, duke qëlluar në ajër, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, duke përfituar nga errësira që shkaktoi ndërprerja e energjisë elektrike.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur ngjarjen. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke punuar për të siguruar provat dhe për të kapur personat përgjegjës.

Në një njoftim për shtyp, policia sqaroi se një tjetër raport ka mbërritur në orën 18:36, ku është njoftuar për një konflikt në lagjen “Lef Sallata”, por nuk janë gjetur të përfshirë persona në përleshje. Hetimet vijojnë dhe po kryhen verifikime të hollësishme për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...