25.9 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Përplasje Fizike dhe tensione në protestën e Opozitës në Tiranë, gjakoset Deputeti Nallbati

Protesta e opozitës ka nisur me tensione dhe përplasje fizike mes qytetarëve dhe forcave të policisë. Deputetët e Partisë Demokratike, së bashku me disa mbështetës të tyre, janë konfrontuar me efektivët e sigurisë të vendosur për të liruar rrugët për qarkullimin e mjeteve.

Gjatë këtyre përplasjeve, një protestues ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar para mburojave të policisë, duke krijuar një situatë shqetësuese.

Në një incident tjetër pranë Bashkisë së Tiranës, policia ka ndërhyrë ndaj përfaqësuesve të opozitës, ku mes të goditurve raportohet edhe deputeti Belind Këlliçi.

Gjithashtu, në një tjetër pikë të protestës, tek Pallati me Shigjeta, deputeti Bledion Nallbati është gjakosur gjatë përplasjes me forcat e rendit.

Tensionet vijojnë, ndërsa opozita kërkon të forcojë mesazhin e saj për lirimin e liderëve të arrestuar dhe krijimin e një qeverie teknike për zgjedhjet e ardhshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...