33.2 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Përplasje në Konferencën e Kryetarëve – Bardhi: Kuvendi është kthyer në pronë private dhe vegël të krimit

Konferenca e Kryetarëve e kthyer në arenë akuzash politike nga kreu i grupit të PD-së

TIRANË – Vetëm pak orë para zhvillimit të seancës plenare të radhës në Kuvendin e Shqipërisë, Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare dhe komisioneve është shoqëruar me tensione të forta dhe përplasje politike. Në qendër të debatit ishte Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, i cili akuzoi hapur Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe Ministrin për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, për lidhje me grupe kriminale dhe për manipulim të procesit zgjedhor.

Bardhi: Kuvendi është kthyer në pronë private dhe vegël të krimit

Në një deklaratë të ashpër gjatë mbledhjes, Bardhi deklaroi:

“E keni kthyer Kuvendin si pronë private. Vini këtu sikur jeni kthyer nga Suedia, kur në fakt jeni kthyer nga një llum që e keni krijuar ju me duart tuaja.”

Duke e cilësuar seancën e fundit të legjislaturës si ‘seancë turpi’, Bardhi akuzoi maxhorancën për mungesë transparence, mbyllje të debatit dhe instrumentalizim të institucioneve shtetërore.

Akuza direkte për lidhje me emra të botës së krimit

Në vijim të deklaratës së tij, Bardhi përmendi disa emra të njohur të botës së krimit, duke i lidhur me drejtues politikë të mazhorancës:

“Kush e cakton çfarë bëhet në Konferencën e Kryetarëve? Partnerët tuaj, Suel Çela apo Troplinët e Durrësit? Zonjë, duhet të sqarosh ato çfarë unë ngre këtu. Nuk lejoj të flasë ushtari i Suel Çelës. Dhe ti, mos më sill sikur ke ardhur nga Suedia, por nga strofulla e Xhabaftëve.”

Më tej, ai akuzoi Kryetaren e Kuvendit për mbrojtje të krimit dhe injorim të kërcënimeve ndaj deputetëve opozitarë, duke thënë se:

“U kërcënuan fëmijët e kolegëve të tu dhe ti si Kryetare e Kuvendit shkove e more në mbrojtje Xhabaftët.

Në përfundim të deklaratës, Bardhi parashikoi edhe fundin e mandatit të Spiropalit:

“Nuk do të jesh më këtu. Do të zëvendësohesh nga Zegjine Balluku.”

Asnjë koment për rezultatin në Fier

Pavarësisht toneve të ashpra në deklaratë, Bardhi nuk adresoi kritikat për rezultatin e dobët të PD-së në Qarkun e Fierit, ku ai ishte drejtues i fushatës në zgjedhjet e fundit.

Konferenca e Kryetarëve mbyllet mes tensioneve politike

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila kishte në fokus diskutimin e çështjeve të fundit të legjislaturës aktuale, u dominua nga akuzat dhe replikat politike, duke lënë në hije agjendën formale të mbledhjes. Nuk ka ende një reagim zyrtar nga Spiropali apo Balla për deklaratat e Bardhit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...