19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Përplasje në sallën e gjyqit/ Erion Alibej: “Edhe me djallin për Talo Çelën”

Seanca e sotme gjyqësore përbandi skena tensioni mes të penduarit të drejtësisë Erion Alibej dhe të pandehurit Xhuliano Hoxha. Deklaratat e Alibejt, i cili shpesh u përgjigj me frazën “nuk e mbaj mend”, ndezën nervat e Hoxhës, duke e kthyer sallën e gjyqit në një arenë akuzash të ndërsjella.

Në qendër të debatit u përmend edhe një vajzë e identifikuar si Megi K., ish e dashura e Alibejt. Pikërisht aty shpërtheu Hoxha, i cili iu drejtua të penduarit me tone kërcënuese:

O Erjon, kujto ndonjë gjë se më plase shpirtin. Pishmani im në jetë është që s’të vrava vetë me dorën time.

Në një moment tjetër, Hoxha e pyeti nëse kishte dashur të vriste Megi K., ndërsa Alibej iu përgjigj duke përmendur një tjetër emër të njohur të botës së krimit:

E ke në Peqin Suel Çelën”, tha ai, duke kërkuar njëkohësisht ndjesë ndaj avokatit Sokol Hazizaj, i cili mbron Çelën në një proces tjetër.

Por deklarata që tronditi sallën ishte ajo kur Alibej u pyet nëse do të bashkëpunonte përsëri me Nuredin Dumanin dhe Xhuliano Hoxhën për eliminimin e Talo Çelës.
Përgjigjja e tij ishte e prerë:

Edhe me djallin për Talo Çelën.”

Seanca pritet të vijojë me dëshmi të tjera, ndërsa tensionet mes palëve vetëm sa po rriten, duke nxjerrë në pah konfliktet e thella brenda botës së krimit të organizuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...