27.7 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Përplasje virtuale Rama–Bardhi: “Shitet dyqani” kundër “Jepet me qira” në betejën për Tiranën

Në prag të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet vendore në Tiranë, përplasja mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike është zhvendosur edhe një herë në rrjetet sociale.
Një postim ironik i kryeministrit Edi Rama në Facebook ka mjaftuar për të ndezur debatet politike mes dy kampeve kryesore.

Rama publikoi një foto nga Dega 1 e PD-së në Tiranë, ku në xhamin e selisë shfaqet një njoftim me mbishkrimin “Shitet dyqani”, duke ironizuar kështu situatën e brendshme të demokratëve, të cilët prej ditësh po diskutojnë për një figurë konsensuale që do të përfaqësojë opozitën në garën për kryeqytetin.

Reagimi nga ana e PD-së nuk vonoi.
Kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, iu kundërpërgjigj me një foto të selisë së PS-së, ku në xham shihet një njoftim tjetër: “Jepet me qira”, mbi të cilin ndodhet edhe posteri i Erion Veliajt, ndërsa dera e zyrës është e mbyllur me hekur, duke krijuar pamjen e “Veliajt pas grilave”.

Në përshkrimin e postimit të tij, Bardhi shkroi shkurt dhe prerë:

“Përgjigje për kryeministrin karagjoz të Shqipërisë.”

Kjo shkëmbim ironish vizuale mes dy forcave politike po komentohet gjerësisht në rrjet, ndërkohë që fushata për Tiranën pritet të jetë ndër më të ashpra të viteve të fundit.

Analistët politikë shprehen se “beteja e kryeqytetit” ka hyrë në fazën e simbolikave dhe thumbimeve, përpara se të zbardhen emrat e kandidatëve zyrtarë që do të garojnë për Bashkinë e Tiranës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...