23.4 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Përshkallëzohet tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit/ Putin: “Do dërgojmë raketa bërthamore në Bjellorusi”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka premtuar homologut të tij të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, sisteme raketore me rreze të shkurtër veprimi.

Putin ka thënë se do t’i dërgojë raketat bërthamore në Bjellorusi në muaj e ardhshëm, duke shtuar se sistemet Iskander-M ‘mund të lëshojnë raketa balistike, si ato konvencionale ashtu edhe ato bërthamore”.

Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë përshkallëzuar, pas vendimit të Presidentit Putin për të pushtuar Ukrainën më 24 shkurt.

Putin ka bërë disa referenca për armët bërthamore, të cilat janë interpretuar si një paralajmërim për vendet perëndimore që të mos ndërhyjnë në konflikt.

 

Duke folur në Shën Petersburg, Putin tha se Rusia do të ndihmonte në modifikimin e avionëve luftarakë bjelloruse SU-25 në mënyrë që ata të mund të mbanin armë bërthamore.

 

Ndërkohë, disa shpërthime u raportuan në Kiev të dielën në mëngjes, tha kryetari i bashkisë së qytetit Vitali Klitschko.

“Ambulancat dhe ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje. Në dy godina është në proces shpëtimi dhe evakuimi i banorëve”, shtoi ai.

Agjencia e lajmeve AFP raportoi se një kompleks banimi në qytet ishte goditur.

Të dielën, presidenti indonezian Joko Widodo, i cili do të marrë pjesë në G7, tha se do të nxiste liderët ukrainas dhe rusë që të rifillojnë dialogun.

“Lufta duhet të ndalet dhe zinxhirët globalë të ushqimit duhet të riaktivizohen,” tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...