27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Personi që ka dhunuar administratorin e ‘Pamfleti’, arrestohet në Elbasan

Personi i dyshuar për dhunën ndaj administratorit të portalit ‘Pamfleti’, Gjergj Zefi, është arrestuar në Elbasan. 31-vjeçari, i identifikuar me inicialet R.B., është kapur nga Policia, ndërsa i janë sekuestruar mjeti dhe celulari, dyshohet se është përdorur në ngjarje. Ngjarja ka ndodhur më 3 tetor të këtij viti, dhe autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Kapet dhe vihet në pranga, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2023, ku në rrugën “Bardhok Biba”, u godit me sende të forta administratori i një portali. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2023, ku në rrugën “Bardhok Biba”, disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin Gj. Z., (adminiatrator i një portali), kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për dokumentimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të autorëve të dyshuar.

Si rezultat, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Elbasan, në Elbasan, u kap dhe u ndalua shtetasi R. B., 31 vjeç, banues në Elbasan. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin dyshohet se 31-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe aparati i tij celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia që tronditi familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr: dy...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia që goditi familjen shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi...

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...