36.1 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë dështon

Nënkomisioni i posaçëm për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) nga radhët e avokatëve dështoi dje të zgjidhte me dakordësi emrat që do t’i çohen për votim seancës plenare. Si pasojë, 4 kandidaturat për plotësimin e vakancave në institucionet qeverisëse të sistemit të drejtësisë u zgjodhën me short sipas procedurës ligjore.

Artan Reçi dhe Albens Tabaku janë dy kandidaturat nga radhët e avokatëve që do të votohen për anëtarë të KLGJ, ndërsa Saimir Kola dhe Erind Mërkuri për anëtarë të KLP. Këta kandidatë duhet të marrin 84 vota në seancë plenare; në të kundërt, procesi rifillon sërish në nënkomision. Pas përsëritjes dhe dy herë të procedurës, nëse nuk ka konsensus, të përzgjedhurit për votimin e tretë konsiderohen të zgjedhur.

Ky proces është shoqëruar me debate, pasi opozita e quajti të deformuar dhe akuzoi mazhorancën se po tenton të kapë institucionet e drejtësisë. “Keni deformuar procesin. Është ndërhyrë politikisht në proces nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Nuk mund të japim konsensus për një proces të deformuar. Më thoni një rast kur keni dalë kundër raportit të Sekretarit të Përgjithshëm. Asnjë rast, sepse ju e përdorni politikisht atë! Ne japim konsensus vetëm mbi kushtetutë. Nëse ju keni përcaktuar kush do të jetë kryetar i KLGJ apo kryetar i KLP, ky është problem i juaj dhe ndërhyrje e juaj. Ne jemi me kushtetutën dhe s’mund të pranojmë këtë ndërhyrje. E din gjithë Tirana, që njerëzit e Engjell Agaçit janë piketuar për kryetar të KLP”, deklaroi Bardhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...