18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Pjesëmarrje 32.3% në zgjedhjet lokale në Kosovë deri në orën 17:00 — thirrje nga Kurti dhe Çitaku për mobilizim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet lokale të kësaj të diele. Deri në orën 17:00, kanë votuar 655,710 qytetarë, që përbën 32.38% të trupës zgjedhore, sipas raportimit të 2,411 nga 2,571 qendra votimi.

Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote mbi 2 milionë shtetas, ndërsa procesi zgjedhor nisi në orën 07:00 dhe do të përfundojë në 19:00.

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë orët e fundit për të votuar.
“Qytetarë të Republikës, kanë mbetur më pak se dy orë nga e drejta jonë për të vendosur për të ardhmen e komunave. Thirrni familjarët dhe miqtë që të dalim sa më shumë për të votuar,” u shpreh Kurti në një video mesazh në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shprehet optimiste për rezultatet.
Sekretarja e Përgjithshme Vlora Çitaku deklaroi se pjesëmarrja është e kënaqshme dhe se “PDK po prin me epërsi të dukshme në shumë komuna”.
Ajo shtoi se komunat që pritet të shkojnë pa balotazh janë kryesisht ato që drejtohen nga PDK.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...