25.9 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Plagosja me armë në Gos të Durrësit – Arrestohet 56-vjeçari, arma gjendet e fshehur në mur

Durrës, 6 qershor 2025 – Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Gos, ku një konflikt për motive të dobëta mes fqinjësh ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit dhe plagosjen e dy personave.

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Sh. O., 56 vjeç, i cili dyshohet se pas një debati verbal ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy komshinjve të tij, shtetasve S. D. dhe N. D., duke u shkaktuar plagë të rënda.

Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe në vijim të hetimeve, kanë zbuluar armën e përdorur në krim, një pistoletë e tipit ende të pacaktuar, e cila ishte fshehur në një mur, brenda perimetrit të banesës së autorit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës bënë sekuestrimin e armës në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vijimin e hetimeve dhe ndjekjen penale të autorit.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve mbetet nën vëzhgim nga bluzat e bardha në spitalin e Durrësit, ndërkohë që Policia po heton për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivin e saktë të përplasjes që çoi në përdorimin e armës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...