33.6 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Video/ Zjarr në një banesë në lagjen “Pavarësia” në Vlorë – Shpëtohet i moshuari, dëme të vogla materiale

Vlorë, 6 qershor 2025 – Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.

Në banesë jetonte i vetëm një shtetas i moshuar, i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime. Sipas burimeve paraprake, shkaku i zjarrit dyshohet të jetë një pajisje elektroshtëpiake e lënë e ndezur, e cila ka marrë flakë dhe ka përhapur zjarrin në ambientet e shtëpisë.

Në vendngjarje kanë mbërritur në kohë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e Policisë, të cilët ndërhynë menjëherë për neutralizimin e flakëve dhe sigurimin e zonës.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsideruara të vogla.

Policia dhe zjarrfikësit po vijojnë hetimet për të përcaktuar saktësisht shkaqet e zjarrit dhe për të verifikuar kushtet teknike të banesës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...