18.7 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Plagosja në Fier: Babai i Klement Beqajt rrëfen për lidhjen e djalit me bashkëshorten e të lënduarit

Klement Beqaj, 25 vjeç, plagosi me armë zjarri 40-vjeçarin Gledi Hoxhallari mbrëmjen e së dielës në qytetin e Fierit. Ngjarja e rëndë ka nxjerrë në pah një histori personale të ndërlikuar, pasi babai i autorit ka zbuluar se i biri kishte një lidhje me bashkëshorten e të lënduarit, Melisa Beluli, e cila kishte zgjatur 6 muaj deri në 1 vit.

Babai i Beqajt tregoi se në fillim kishte kundërshtuar lidhjen, pasi kishte mësuar se 29-vjeçarja ishte e martuar, por më vonë kishte folur me prindërit e saj dhe e kishte pranuar situatën.

Nuk e di saktësisht sa kohë Klementi jetonte me Melisën, 6 muaj ose 1 vit. Kohët e fundit mësova që ajo ishte e martuar. Në fillim nuk isha dakord, por pastaj fola me prindërit e saj,” deklaroi ai.

Babai gjithashtu tregoi se kishte folur me djalin ditën e ngjarjes, por ai nuk kishte përmendur asgjë që të paralajmëronte për konfliktin. “Vetëm më tha që ishte mirë, dhe kaq,” tha ai.

Pas ngjarjes, Klement Beqaj është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa babai i tij bëri një thirrje publike për të dorëzuar veten:
Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur. Nuk e di ku mund të jetë tani, por i bëj thirrje të kthehet sa më shpejt.

Policia vijon kërkimet për autorin dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...