18.3 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Vrasje në aksin Fier-Vlorë: Viktima, 30-vjeçari me precedent penal

Pasditen e sotme, Kristian Marku, 30 vjeç, mbeti viktimë e një atentati me armë zjarri në aksin Fier-Vlorë. Policia ka konfirmuar se Marku nuk ishte emër i panjohur për autoritetet, pasi ai kishte precedentë penalë për “vrasje me dashje në bashkëpunim të mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Në vitin 2023, Marku, i njohur gjithashtu si Kristi Bardhi, ishte skeduar nga policia si i dyshuar për një ngjarje të ndodhur më 26 mars në Rrëshen, ku pati të shtëna ndaj Saimir Reçit. Kjo ka ngritur dyshime se vrasja mund të lidhet me një hasmëri mes fiseve.

Në shtator të vitit 2023, ai u arrestua nga policia e Kurbinit pasi u kap me një armë zjarri pa leje. Marku, i cili u sinjalizua për të ndaluar në afërsi të fshatit Shëmri, hodhi armën e mbushur nga dritarja e makinës për t’u shpëtuar autoriteteve.

Ndërkohë, hetimet po vijojnë për të zbardhur dinamikën dhe motivet e këtij atentati tragjik, që tronditi opinionin publik pas një tjetër ngjarjeje të ngjashme sot në Tiranë, ku mbeti i vrarë Bujar Nasufi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...