25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Plagosja ne ‘Komunen e Parisit’, efektivi i policisë dyshonte për lidhje mes të plagosurit dhe bashkëshortes së tij

Komuna e Parisit, një nga zonat më të populluara të Tiranës, u trondit sot nga një ngjarje e rëndë ku një efektiv policie qëlloi dhe plagosi një 45-vjeçar. Incidenti ndodhi rreth orës 14:00, pranë rrethrrotullimit të Komunës së Parisit, ku 45-vjeçari Lorenc Kosta, punonjës në Entin Rregulator të Energjisë (ERE), u qëllua me armë zjarri nga Erjon Goxhara, një efektiv policie nga drejtoria e Kufirit në Laprakë.

Burime jozyrtare sugjerojnë se motivi i sulmit mund të ketë qenë një lidhje jashtëmartesore midis viktimës dhe bashkëshortes së efektivit, megjithëse kjo pistë nuk është konfirmuar zyrtarisht. Policia ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur për “motive të dobëta.”

Sipas dëshmive dhe kamerave të sigurisë, Goxhara, i cili ishte me makinë, ka parë Kostën teksa ecte në këmbë pranë kompleksit ‘Kika 2’. Pasi ndaloi makinën, ai e qëlloi Kostën disa herë, duke e lënë të plagosur rëndë në trotuar. Ndihma e parë i është dhënë nga kalimtarë të rastësishëm, mes tyre edhe turistë të huaj, ndërsa Kosta u transportua në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar. Ai ka marrë gjashtë plumba në këmbë dhe një në fund të barkut.

Pas ngjarjes, Goxhara u largua nga vendi i ngjarjes, duke marrë me vete një çantë dhe duke dyshuar se është strehuar në zonën e Dajtit. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, deklaroi se ka komunikuar me Goxharën, i cili është në gjendje të rënduar psikologjike, dhe i bëri thirrje që të dorëzohet.

Policia ka intensifikuar kërkimet për kapjen e autorit, ndërsa drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani, ka mbërritur gjithashtu në vendngjarje për të ndjekur hetimet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...