13.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

‘Po digjet shtëpia me njerëz brenda në Zogaj!’Dëshmitari: Erdhën pas 40 minutave

Një 52-vjeçar humbi jetën pasi banesa e tij u përfshi nga flakët ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri. Ngjarja u regjistrua rreth orës 02:10 të 14 prillit 2024 në lagjen Zogaj.

Me lot në sy, fqinji Riza Mullahu tregon se si shkoi të ndihmonte për të shpëtuar Jakup Çotajn, por ishte e pamundur. Ndërkohë, një tjetër problematikë që vihet re është nëse do të kishte një koordinim më të mirë dhe zjarrfikëset do të vinin në kohë dhe të pajisura me mjetet e duhura, atëherë jeta e 52 vjeçarit mund të shpëtohej.

Riza Mullahu: Në orën 01:45 doli bashkëshortja jashtë e kërkonte ndihmë. Riza, hajde, se u dogj burri. E gjeta tek dera, djali erdhi shakull në oborr. Kërkonte ndihmë. Hyra në katin e parë. Më doli tymi e flaka përballë. Djali im u ngjit lart në katin e dytë e ishin gati duke mbetur lart nga tymi. U mundova ta fikja, por banesa u përfshi nga flakët sepse çatia ishte e veshur me katraman.

“Djali lajmëroi zjarrfikëset. I doli Malësia e Madhe. I kanë thënë, nuk kemi punë. Djali i tha, po digjet shtëpia me njerëz brenda në Zogaj, lajmëroji. Jo, lajmëroi ti. Pastaj ka marrë policinë. Policia i ka thënë, lajmëro zjarrfikëset. Lajmëroi zjarrfikëset e Shkodrës e ata mund të kenë ardhur pas 40 minutash. Ishin 4 vetë. Kanë shpenzuar ujin, kanë mbushur cisternat, e kanë ardhur deri në orën 08:00 kanë qëndruar këtu, derisa e nxorrën viktimën. Ishte për ti bërë derman viktimës, por nuk u arrit” thotë ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Korçë–Bilisht/ Përmbyset zetori pranë Cangonjit, plagoset drejtuesi

0
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin kombëtar Korçë–Bilisht, ku një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi...

Vlorë/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, dërgohet në spital

0
Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës, të llojit thikë, në Vlorë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e...

“E përplasi teksa kalonte rrugën”/ Aksident fatal në Pogradec, humb jetën 80-vjeçari, arrestohet 24-vjeçarja

0
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të premte në zonën e Udenisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar...

Dhërmi/ Tentuan të vjedhin “Land Rover”, arrestohen 25-vjeçari dhe 17-vjeçarja: nuk iu bindën Policisë

0
Një tentativë për vjedhjen e një automjeti është parandaluar nga Policia në Dhërmi, ndërsa në pranga kanë rënë një 25-vjeçar dhe një 17-vjeçare, të...

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...