I ftuar në emisionin “Lancio”, me moderatorin David Prifti, këngëtari dhe kantautori Algert Sala ka ndarë detaje nga karriera e tij muzikore, projektet e reja dhe planet për të ardhmen.
Artisti, i cili angazhohet si kantautor, kompozitor dhe autor tekstesh, krijon muzikë jo vetëm për veten, por edhe për artistë të tjerë. Gjatë intervistës, ai u pyet nëse do ta pranonte një ftesë për t’u bërë pjesë e edicionit të gjashtë të reality show-t “Big Brother VIP”.
Përgjigjja e Algertit ishte pozitive, duke lënë të hapur mundësinë për një eksperiencë televizive brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Po, pse jo? Zakonisht njerëzit më njohin shumë serioz dhe më të rafinuar në atë që unë bëj, por nuk jam dhe aq”, u shpreh artisti.
Një pjesëmarrje në “Big Brother VIP” do t’i jepte mundësinë Algertit të tregonte një tjetër anë të personalitetit të tij, përtej imazhit serioz që ka përcjellë deri më tani përmes muzikës dhe karrierës artistike.
I pyetur nëse është një person i qetë apo nëse ka prirje për debate dhe nervozizëm, Sala u përgjigj shkurt, duke lënë të kuptohet se nuk është domosdoshmërisht tip i përfshirë në konflikte.
“Jo. Ka mënyra të tjera, ha kokoshka dhe dëgjo pse”, tha ai.





