30 C
Tiranë
Sunday, September 20, 2026

“Procesi duhet të ndihmojë institucionet”, Rama jep porositë për “Praninë Besnike”: PS raporton ankesat e qytetarëve

Partia Socialiste ka vijuar takimet me qytetarët në kuadër të nismës “Prania Besnike”, ku në fokus janë ankesat, shqetësimet dhe problematikat që lidhen me shërbimet publike dhe institucionet vendore.

Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ndarë momente nga takimi i përjavshëm mbi ecurinë e procesit, i cili zhvillohet çdo të premte në qarqe të ndryshme të vendit.

Gjatë takimit, drejtuesit politikë të PS-së raportuan mbi numrin e ankesave dhe kërkesave të qytetarëve, si dhe për masat e ndërmarra për adresimin e tyre pranë institucioneve përgjegjëse.

Rama theksoi se nisma nuk duhet të kufizohet vetëm në mbledhjen dhe përcjelljen e shqetësimeve, por duhet të kontribuojë në përmirësimin e funksionimit të institucioneve.

“Nuk është ideja thjesht që ne të marrim halle e t’i çojmë halle. Këtu ideja është që ky proces të ndihmojë institucionet që të funksionojnë më mirë. Vazhdoni sipas objektivave dhe sipas planit”, deklaroi kryeministri.

Klosi: Dëgjesat me qytetarët janë rritur me mbi 50%

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, bëri të ditur se në javën e dytë të procesit është shënuar një rritje e ndjeshme e numrit të dëgjesave me qytetarët.

“Në javën e dytë dëgjesat janë rritur me mbi 50%. Nëse tani janë bërë 209 ankesa apo komente nga qytetarët, 80 kanë qenë në javën e parë, pra 149 në javën e dytë”, u shpreh Klosi.

Raportimet nga qarqet

Në qarkun e Korçës, drejtuesi politik Niko Peleshi deklaroi se numri i rasteve të evidentuara ka arritur në 263. Sipas tij, pjesa më e madhe e tyre lidhet me Bashkinë e Korçës, ndërsa një numër i konsiderueshëm kërkesash vjen edhe nga Pogradeci dhe Devolli.

Në Tiranë, drejtuesi politik i PS-së, Taulant Balla, deklaroi se në Kamëz është përmbyllur procesi i rindërtimit, duke iu referuar rreth 1,200 përfituesve.

Ndërkohë, drejtuesja politike e PS-së në qarkun Fier, Belinda Balluku, bëri të ditur se janë regjistruar 431 ankesa dhe kërkesa. Ajo theksoi se synimi është rritja e numrit të çështjeve të zgjidhura gjatë ditëve në vijim.

Në qarkun Dibër, drejtuesi politik Ulsi Manja deklaroi:

“38 ankesa kanë qenë në javën e dytë. 100% të rasteve janë referuar për zgjidhje nga deputetët”.

Në Tiranë, drejtuesja politike e PS-së, Ogerta Manastirliu, tha se janë zhvilluar takime dhe komunikime me mbi 1,200 qytetarë. Sipas saj, pjesëmarrja po rritet nga java në javë, ndërsa problematikat e ngritura lidhen si me çështje individuale, ashtu edhe me shqetësime të komunitetit.

Në Shkodër, drejtuesi politik Enea Karakaçi raportoi për 172 ankesa të regjistruara në total. Ai tha se pjesa më e madhe e tyre janë të natyrës individuale dhe se qytetarët e kanë mirëpritur procesin.

Në Vlorë, Bledi Çuçi bëri të ditur se sistemi ka regjistruar gjithsej 179 ankesa.

Në Elbasan, Arbjan Mazniku deklaroi se sistemi është funksional dhe se kërkesat janë përcjellë pranë institucioneve përkatëse. Sipas tij, 31 raste kanë marrë përgjigje.

Edhe në qarkun e Kukësit, kërkesat e qytetarëve janë referuar pranë institucioneve. Drejtuesi politik Erion Malaj tha se institucionet rajonale janë udhëzuar të qëndrojnë në gatishmëri për t’iu përgjigjur ankesave dhe kërkesave të përcjella përmes deputetëve të qarkut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...