30.9 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Pogradec/Nuk iu bind urdhërit te policisë për të ndaluar mjetin, kapet duke transportuar emigrantë të paligjshëm

Një 33-vjeçar ka rënë në pranga pasi u kap duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm.

Sipas policisë 33-vjeçari I.H., banues në Peqin tha se 33-vjeçari u kap në afërsi të vendit të quajtur “Lumi i Tërhanit”, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”

Njoftimi:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt shpërblimit.

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte 10 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 33-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. H., 33 vjeç, banues në Peqin.

Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas, në dalje të qytetit të Pogradecit, në afërsi të vendit të quajtur “Lumi i Tërhanit”, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, me të kishin dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm.

Pas shenjës për ndalim nga punonjësit e Policisë, drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij në fshatin Hudënisht, Pogradec. Nga kontrolli i ushtruar në mjet u gjetën 10 emigrantë të paligjshëm, të cilëve shtetasi I. H. u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...

“Jetmir Pepa arrestohet në Dubai dhe pritet ekstradimi drejt Shqipërisë” – Si u lokalizua...

0
Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur...