20.2 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Polici arrestohet në Durrës për korrupsion, i kërkonte 60 mijë lekë për të nxjerr mjetin nga pika e bllokimit

Durrës – Një punonjës policie është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) me akuzën e korrupsionit pasiv, pasi dyshohet se i ka kërkuar një shtetasi një shumë prej 60 mijë lekësh për të nxjerrë automjetin nga pika e bllokimit dhe për të mos i vendosur gjobë.

Sipas njoftimit zyrtar të AMP, arrestimi i punonjësit të policisë me iniciale G.H., i cili shërbente në Trafikun Urban dhe Interurban të DVP Durrës, u realizua në flagrancë në bashkëpunim me SPAK, përmes veprimeve me metoda speciale të hetimit. Paratë e kërkuara përveçse u sekuestruan, u dokumentuan edhe përmes pamjeve nga operacioni.

“Punonjësi i policisë, duke shfrytëzuar funksionin e tij, i kërkoi dhe i mori shtetasit E.S. një shumë prej 60 mijë lekësh, duke premtuar se do të nxirrte mjetin nga pika e bllokimit dhe nuk do të vendoste masën administrative,” thuhet në njoftimin e AMP.

Agjencia njofton se veprimet hetimore vazhdojnë për të verifikuar përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë aktivitet kriminal. AMP rikujton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga punonjësit e strukturave përkatëse, duke përdorur numrin e gjelbër 0800 9090 ose adresën e emailit [email protected].

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bojkot pa afat”, avokatët qëndrojnë në publik, gjykata gjobit mbi 10 prej tyre me...

0
Në procesin gjyqësor ndaj Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë për vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut,...

Rama në Miçigan me diasporën shqiptare: Kryeministri vlerëson kontributin e komunitetit në SHBA

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Miçigan, gjatë të cilit vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në Shtetet e...

Horoskopi ditor, e Hënë, 21 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndiheni plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, shmangni debatet e panevojshme dhe dëgjoni partnerin. Beqarët mund të kenë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 21 Shtator 2026

0
E hëna, 21 shtator, do të sjellë kushte atmosferike të paqëndrueshme në Shqipëri, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Temperaturat do të vijojnë të pësojnë...

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...