26.8 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Policia arreston 26-vjeçarin në Fier, sekuestrohet pistoleta me mulli

Policia e Fierit ka arrestuar një të ri për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Uniformat blu njoftojnë se në lagjen “16 Prilli” kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Iris Backa.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, poshtë sediljes së shoferit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me mulli. Menjëherë 26-vjeçari është arrestuar ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë:

Fier
Qarkullonte me armë zjarri pa leje, arrestohet në flagrancë nga policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, në lagjen “16 Prilli” kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I. B.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, poshtë sediljes së shoferit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me mulli.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. B., 26 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zjarr në fabrikën e fishekzjarrëve në Rusi, të paktën 13 viktima

0
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën pas një zjarri që përfshiu një fabrikë fishekzjarrësh në rajonin Yaroslavl të Rusisë. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve...

Rrihet për vdekje zyrtari i partisë në pushtet në Kongo pas thirrjeve për masa...

0
Një zyrtar i lartë i partisë në pushtet në Republikën Demokratike të Kongos është rrahur për vdekje pasi mori pjesë në një emision radiofonik,...

I pezullohet patenta Mauro Icardit pas videos së partneres: “Ndaloni së gënjyeri njerëzit dhe...

0
Sulmuesit argjentinas Mauro Icardi i është pezulluar e drejta për të drejtuar automjetin, pasi partnerja e tij publikoi një video ku shfaqeshin disa shkelje...

Nicole Scherzinger digjet nga uji i valuar një orë para koncertit: “Por shfaqja duhet...

0
Këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger pësoi një djegie të dhimbshme në këmbë vetëm një orë para se të dilte në skenë në Düsseldorf të...

Tragjedia në Brazil: Nëna dhe vajza 28-vjeçare humbin jetën nga kanceri me vetëm 10...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në Brazil, ku një nënë dhe vajza e saj 28-vjeçare humbën jetën nga kanceri me vetëm...