16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Policia e Dibrës procedon disa persona pas një denoncimi për shitblerje votash – përfshihet edhe kandidati Xhemal Gjunkshi

Mbrëmjen e 9 majit 2025, rreth orës 21:15, Policia e Dibrës ka marrë një telefonatë nga Xhemal Gjunkshi, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, i cili ka pretenduar se përfaqësues të Partisë Socialiste po shpërndanin para në këmbim të votave në njësinë administrative Maqellarë.

Menjëherë pas sinjalizimit, në terren është dërguar një grup hetimor i posaçëm nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, i cili, nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit, ka nisur veprimet e para hetimore dhe procedurale.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, çështja është referuar në SPAK për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, ndërsa janë përfshirë edhe “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”.

Në këtë ngjarje janë proceduar penalisht:
• A.K., 29 vjeç
• H.H., 48 vjeç
• Xhemal Gjunkshi, 62 vjeç, kandidati denoncues nga radhët e PD-së
• E.Gj., 33 vjeç

Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në vijim për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar nëse ka pasur elementë të veprës penale të shitblerjes së votës. Rasti pritet të ketë jehonë për shkak të afërsisë me datën e zgjedhjeve dhe përfshirjes së një kandidati të opozitës si denoncues, por edhe si i proceduar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...